Pa gjumë dhe të rraskapitur, 171 efektivë në betejë me flakët, reagon Ministria e Mrojtjes për zjarret në Himarë

Aktualitet

Pa gjumë dhe të rraskapitur, 171 efektivë në betejë me
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në Himarë, duke bërë me dije se Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit.

Sipas ministrisë, në terren kanë qenë të angazhuar 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa në gatishmëri kanë qenë edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë e Forcave të Armatosura.

Strukturat ushtarake kanë qëndruar pranë komunitetit për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, me fokus mbrojtjen e jetës dhe pronës.

“Mirënjohje dhe respekt për secilin prej tyre!”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Reagimi vjen pas një nate të vështirë në Himarë, ku flakët prekën edhe banesa dhe detyruan disa banorë e turistë të largoheshin drejt zonave më të sigurta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion