Opinioni i Komisionit të Venecias, reagon deputetja e PS: Koha na dha të drejtë

Aktualitet

Opinioni i Komisionit të Venecias, reagon deputetja e PS: Koha na dha

Pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias, ka reaguar deputetja e PS-së, Klotilda Bushka.

Ajo shprehet se çështja është trajtuar bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.

“Procesi, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.

Besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë”, shprehet ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion