Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, dëshmia e familjares së viktimës: Dyshojmë te mamaja e Kastriotit

Aktualitet

Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, dëshmia e familjares së

Një familjare e afërt e Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në mënyrë makabre, ka dhënë një dëshmi tronditëse për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ajo tregoi se familja e viktimës ka dyshime te e ëma e Kastriot Cenkos, bashkëshortit të viktimës.

Sipas saj mamaja e autorit të vrasjes ka ndërhyrë në telefon kur motra e Albës ka komunikuar me Kastriotin, duke ngritur dyshime për një implikim të mundshëm të saj.

“Jam e afërme me të ndjerën, madje kam prova, kemi bërë video duke folur motra e Albës me atë monstrën në telefon dhe dyshojmë se ka gisht dhe e ëma e Kastriotit sepse ndërhynte duke folur në telefon. Dyshimi ynë është për të ëmën. Na ka ardhur shumë keq, ishte shumë e mirë e ndjera, jo si thoshte ai monstra”, tregoi ajo.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion