Operacioni i SPAK dhe policisë ndaj grupit të strukturuar kriminal/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Aktualitet

Operacioni i SPAK dhe policisë ndaj grupit të strukturuar kriminal/ U

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK, vijon kontrollet ndaj një grupi të dyshuar për trafikim dhe pastrim parash.

Të dyshuarit Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, i cili ka qenë pjesë e një dosjeje të mëparshme për Toyota Yaris, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin Sky ECC për komunikime dhe organizim të aktivitetit kriminal.

Në vijim të hetimeve, dyshohet se ata kanë trafikuar lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Britanisë së Madhe. Aktivitetet e dyshuara në Sky ECC dyshohet të jenë kryer mes viteve 2019 dhe 2020.

Gjithashtu, dyshohet se edhe biznesmenë të tjerë kanë pastruar para në kuadër të këtij grupi. Aktualisht po zhvillohen 20 kontrolle nga Policia e Shtetit, përfshirë edhe hotele në Vlorë.

Hetimet dhe kontrollet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar.

ME TE LEXUARAT