Operacioni ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U kapën 1,1 tonë kokainë, trafikantët tri javë në gomone

Aktualitet

Operacioni ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U

Shtatë shqiptarë dhe një spanjoll u arrestuuan gjatë një operacioni të Guardia Civil në Spanjë  me 15 Janar, ku u sekuestruan edhe 1,1 tonë kokainë në mjet lundrues, një nga sasitë rekord kjo.

Mediat spanjolle raportojnë se ekuipazhi kishte kaluar 19 ditë në det të hapur, në kushte  të veshtira.

Operacioni ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U

Media spanjolle publikoi pamje dhe detaje nga ky aksion, duke publikuar se që të ruanin ngarkesën, trafikantët kishin mundësinë të flinin vetëm një orë gjumë në ditë.

Në momentin e ndalimit atyre u është ofruar edhe ndihmë mjekësore, për të cilën kishin nevojë.

”La Voz de Galicia” raporton se skafi me të cilin lundronin shqiptarët ishte 12 metra i gjatë, pa kabinë dhe vazhdimisht hapësira e përcaktuar për ekuipazhin mbushej me ujë.

Brenda saj u gjetën furnizime, shishe uji të pijshëm dhe karburanti.

Shqiptarët mesohet se jane prangosur në zonën e Rego do Alcalde, në të njëjtën zonë ku një tjetër gomone me karakteristika të ngjashme u shfaq në prag të Krishtlindjeve.

Gjatë këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi.

Nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnes në Galici, ka qenë nën vëzhgim.

Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se kjo gomone e shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të së mërkurës (15 Janar), një grup i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar.

ME TE LEXUARAT