Motori u përplas me makinën, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

Aktualitet

Motori u përplas me makinën, ky është 22-vjeçari

I riu në foto është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari qe humbi jetën pas aksidentit të ndodhur në Vlorë pasditën e diele.

Sipas policise, motori që drejtohej nga 22-vjeçari Kasaj u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë, shtetasi Fatjn Kasaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT