Sulmohet me thikë 47-vjeçari Italian, plagoset në rrethana misterioze dhe miku i tij shqiptar

Aktualitet

Sulmohet me thikë 47-vjeçari Italian, plagoset në rrethana

Një 47-vjeçar italian i goditur disa herë me thika u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se i plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47-vjeçari ishte arrestuar.

Hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte i plagosur me thikë, por jo rëndë.

I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve.

Ai u vra në Ardea, teksa ishte në bordin e makinës së tij Fiat Panda, u godit nga makina që drejtohej nga tridhjetë e nëntë vjeçari në atë kohë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion