Babagjyshi “fundos” trafikantët, si u maskua policia për të shkatërruar bandën e drogës

Bota

Babagjyshi “fundos” trafikantët, si u maskua policia për

Një grup oficerësh nga Peruja, njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të kaluar “pa u vënë re”, shkatërroi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limës.

Prej disa kohësh, policia ka shpërqendruar shpesh kriminelët e dyshuar me maskime dhe operacione të kryera në data të veçanta.

Një agjent i veshur me kostumin e Santa Claus theu derën e shtëpisë me një çekiç dhe arrestoi një prej të dyshuarve.

Oficerët e policisë surprizuan dy person që po shisnin marijuanë në një shtëpi në Urale.
“Oficeri u vesh si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme. Ai nuk hyri nga oxhaku, por nga dera”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane.

“Strategjia jonë ka qenë e suksesshme,” shtoi ai.

Në total u sekuestruan 600 doza kokaine, 159 thasë marihuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion