“O Zot, tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme

Aktualitet

“O Zot, tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë

Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u lëshua edhe një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë. Paralajmërimi është lëshuar edhe për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.

Tërmeti që goditi Kaliforninë ishte me magnitudë 7 ballë, ndërsa u pasua nga pasgoditje më të vogla.


Shumë prej banorëve kanë filmuar momentet e goditjes dhe videot i kanë postuar në rrjete sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo lëndime.

ME TE LEXUARAT