Tërmet 4.2 Rihter në Qipro, lëkundja e tretë e fortë brenda javës
Lajmifundit
/
6 Dhjetor 2024, 07:51
Bota

Tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave ka ndodhur në orën 00:38 të së premtes në Qipro.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër 44 km në juglindje të Larnakës, sipas Institutit Euro-Mesdhetar (EMSC).
Thellësia fokale u vlerësua në 26 km. Tërmeti është ndjerë në Larnaka dhe nuk raportohet për dëme.
Dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 5 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhën në jug të Limasolit dhe në verilindje të Paphos.


