Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im! Më mungon që tani…

Aktualitet

Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im!

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar për vdekjen e vëllait të saj. Në një postim në rrjete sociale ajo i ka dedikuar atij disa fjalë zemre në këto momente tepër të vështira.

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ËNGJËLLI më i bukur i parajsës, motrën e ka mar malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im... Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do të jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im”, ka shkruar Sheila.

Henri Haxhiraj ndërroi jetë në spitalin e Traumës pasi qëlloi veten me plumb në kokë. 37 vjeçari luftoi për disa orë me vdekjen por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Lajmin e vdekjes së tij e bëri e motra Sheila e cila vendosi shiritin e zi në faqen e saj në Instagram.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion