Aksident i fortë në Fiershegan, trajleri merr përpara dy makina, arratiset shoferi, dyshohet se një vajzë...

Aktualitet

Aksident i fortë në Fiershegan, trajleri merr përpara dy makina,
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.

Sipas dëshmive në vend ngjarje, një trajlier me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.

Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.

Pas njoftimit për këtë aksident policia është vënë në kërkim të mjetit të larguar në drejtim të paditur deri më tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion