Nuredin Dumani dëshmon në gjyq: Si jam njohur me Talo Çelën dhe Erion Alibejn!

Nuredin Dumani i penduari i Drejtësisë ka dëshmuar sot para trupave gjyqësore se si është njohur me Talo Çelën dhe Bujar Çelën.
Po ashtu Dumani ka "zbërthyer" vrasjet që kanë kryer së bashku nga viti 2009-të.
"Talo Çelën e kam njohur në vitin 2009 ose 2010 nga Ilirjan Feci. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezër të Talos. Deri në 2019 kam pasur marrëdhënie te mira me Talo Çelën. Kam patur kontakte edhe me vëllain e tij, Bujar Celen, ne shtepi e kam takuar vetëm në 2013, më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takim në emër të tij e ndihmonte për çdo gjë. Erion Alibejn e kam njohur në 2020.
Kam krijuar marrëdhënie shoqërore.
Elio Bitri më ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kërkonte të më takonte. Dhe Elio me tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vellait të Alibejt dhe familjes së tij. Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njëri i afërm i Erjon Alibejt për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vellait të tij dhe familjarëve.
Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuan për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eleminonim kundërshtarët", tha Dumani.


