Numërohen mbi 4 mijë zarfe/ Si ka votuar Diaspora deri tani, ja kush kryeson!
Lajmifundit
/
12 Maj 2025, 16:58
Aktualitet

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 4261 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 2309 vota, e ndjekur nga PD me 1264.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 369 vota, Lëvizja Bashkë 84 vota, Partia Mundësia 95 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 38 vota.


