Tensione në një KZAZ në Klos, ndërpritet numërimi i votave pas largimit të komisionerëve demokratë
Lajmifundit
/
12 Maj 2025, 16:39
Aktualitet

Numërimi në Klos në KZAZ nr. 17 është ndërprerë aktualisht, pasi komisionerë të Partisë Demokratike kanë pretenduar për parregullsi dhe shkelje gjatë numërimit të votave.
Këta të fundit janë larguar nga procesi, pasi sipas tyre, po cënohet integriteti i votës.
Komisionerë, vëzhgues dhe numërues demokratë kanë braktisur ambientet e kësaj KZAZ-je në shenje proteste.
Ndërkohë, pritet që të ndërhyhet për verifikimin e këtyre pretendimeve, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar.


