Nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit, avokatët përmbushin premtimin, nisin sot bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO

Aktualitet

Nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit, avokatët
TIRANË- Nga sot nis bojkoti pa afat i avokatëve ndaj gjyqeve që do të zhvillohen në Gjykatën e Posaçme. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO-së, sipas së cilës avokatëve nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit.

Bojkoti do të vijojë deri në pezullimin e rregullores, ndërsa përjashtim do të bëjnë seancat për masat e sigurisë për të mos penalizuar personat e arrestuar të cilët duhen të dalin para togave të zeza për vlerësimin e arrestit.

Avokatët e argumentuan vendimin me kufizimet që rregullorja vendos gjatë ushtrimit të profesionit, mes tyre ndalimin e mbajtjes së celularëve në ambientet e gjykatës. Sipas tyre, disa prej dispozitave bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën dhe krijojnë pengesa edhe për përdorimin e mjeteve të punës gjatë proceseve gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë kishte kërkuar më herët rishikimin e rregullores, por GJKKO nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës. Për të gjithë avokatët që nuk zbatojnë vendimin për bojkot, parashikohen masa disiplinore deri në heqjen e kërkesës.


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias të cilëve u ndalohet mbajtja e celularit.

Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo censuron punën dhe cenon të drejtën e informimit. Ndërkohë, gazetarët që mbulojnë GJKKO-në kanë refuzuar akreditimin për të ndjekur seancat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion