Në kërkim në Angli, çfarë e lidh shqiptarin me aksidentin fatal? (Emri)

Bota

Në kërkim në Angli, çfarë e lidh shqiptarin me
Policia e West Midlands në Britani ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e 45-vjeçarit shqiptar Fitim Leshi, i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal në Birmingham.

Sipas policisë, Leshi, banues në Birmingham, është i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me një aksident ku një person humbi jetën.

Rasti po hetohet si “hit-and-run”, pasi drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e 45-vjeçarit të kontaktojnë policinë në numrin 101.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion