Nuk pranuan kontrollin e makinës, dy persona dhunojnë policin në Portin e Vlorës!

Aktualitet

Nuk pranuan kontrollin e makinës, dy persona dhunojnë policin në

Një grindje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00.

Dy persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane, sipas Tch.

Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion