Nuk pranoi ndarjen, shqiptari dhunon partneren në prani të vajzës

Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari dhunon partneren në prani të vajzës

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ka dhunuar partneren e tij. Mësohet se shqiptari ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur.

Ngjarja është regjistruar pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 40-vjeçarin. Pas dhunës ajo ka telefonuar menjëherë policinë. Një tjetër i ri, në gjendje të dehur ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati. Në këtë rast, Policia është lajmëruar nga motra e të dhunuarës.

Gruaja u transportua në spitalin Galliera për mjekim, ndërsa 41- vjeçari u largua nga shtëpia me ndalim të njëkohshëm për t’iu afruar vendeve të frekuentuara nga partnerja, në pritje të vlerësimeve të mëtejshme nga autoriteti gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion