Trump flet për takimin me Georgia Melonin në Paris: Është fantastike dhe plot energji

Bota

Trump flet për takimin me Georgia Melonin në Paris: Është

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump pas kthimit nga Parisi ka dhënë një intervistë për New York Post, duke u ndalur në takimin që ai pati me kryeministren e Italisë, Georgia Meloni.

“Ne folëm për një kohë të gjatë, është një burim i vërtetë energjie, ju siguroj, është fantastike”, tha Trump.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Giorgia Meloni pati mundësinë të fliste me Donald Trump tre herë: e para ishte në një diskutim të shkurtër së bashku me presidentin francez dhe presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zourabivili.

E dyta, pak më vonë, së bashku me Elon Musk dhe e treta, në fund të darkës zyrtare në Elysee, “me gota gjysmë plot verë të kuqe”, siç shkruan La Repubblica.

Kryeministrja italiane, me postimin e saj në internet, nënvizoi nga ana e saj se “ishte një mundësi e këndshme për dialog”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion