Altin Dumani flet për sukseset e SPAK: Kemi ndjekur penalisht zyrtarë e ish-zyrtarë

Në Kuvendin e Shqipërisë pasditen e kësaj të hëne është zhvilluar takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsiont”, ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
Nga vendi i ministrave ku dhe ishte ulur, Dumani tha se deri më sot kanë arritur që të sekuestrojnë asete 150 milionë euro të ardhura nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu, kreu i SPAK vuri në dukje edhe “goditjet” e bëra nga insitucioni i cili drejton, pa marrë parasysh kahe politike apo funksionet e tyre.
Ai theksoi se përveç goditjes së grupeve kriminale, kanë ndjekur penalisht zyrtarë e ish-zyrtarë si dhe njerëz të drejtësisë, gjyqtarë e ish-gjyqtarë.
“Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha kreu i SPAK duke theksuar se ky sukses i Prokurorisë së Posaçme është arritur edhe falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët.


