“Nuk mund të heshtim më”/ Paralelisht me Tiranën, protestë e shqiptarëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen

Aktualitet

“Nuk mund të heshtim më”/ Paralelisht me Tiranën,

Vala e revoltave qytetare kundër qeverisë shqiptare ka kaluar kufijtë, duke u shtrirë edhe në shtetin fqinj.

Këtë të diel, paralelisht me protestën e 22-të masive që po zhvillohet në Tiranë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Genova të Italisë janë organizuar në një tubim për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë mbushur një prej shesheve kryesore të qytetit italian, ku kanë improvizuar edhe një podium prej nga ku u mbajtën fjalime të ndryshme.

Me thirrje të qarta drejtuar kreut të qeverisë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen, pjesëmarrësit në protestë theksuan se ka ardhur koha që shoqëria të reagojë.

Ata u shprehën njëzëri se shqiptarët nuk duhet të heshtin më përballë të drejtave të tyre të mohuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion