“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”/ Nis marshimi masiv nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Aktualitet

“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”/ Nis

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur zyrtarisht dita e 22-të e protestës masive qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Së fundmi, raportohet se qindra qytetarë të mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin e tyre drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Bëhet fjalë për lëvizjen e qytetarëve që marshojnë përgjatë rrugës, ndërsa në anën tjetër shihet grumbullimi i tyre me flamuj kombëtarë para Kryeministrisë.

Sakaq, numri i pjesëmarrësve po vjen në rritje nga çasti në çast me ardhjen e qytetarëve nga rrethet dhe diaspora.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion