Nuk ka reshje por ulen temperaturat, sot dita më e ftohtë e javës

Aktualitet

Nuk ka reshje por ulen temperaturat, sot dita më e ftohtë e javës

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -7°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -5°C në 03°C.TCH

ME TE LEXUARAT