“Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth”, çfarë tha adoleshenti para gjykatësve, plagosi me thikë bashkëmoshatarin

Aktualitet

“Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth”,

Gjykata e Fierit vendosi masën arrest në burg për 17 vjeçarin B.D. i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin në oborrin e shkollës së mesme Cakran, ndërsa avokati ka kërkuar arrest në shtëpi. Ai goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “ Mustafa Hoxha” në Cakran pas një konflikti të çastit.

“Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth”, mësohet të ketë thënë adoleshenti sot para gjykatësve.

Ai ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes nga blutë e Fierit dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ishte gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu që dha vendimin, ndërsa prokurorja ishte Oliana Gjergjefi, e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media pohoi se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Ndërkohë 17- vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion