Alida Hisku komenton gjëndjen e Parashqevi Simakut: Po përhapim video që dëmtojnë reputacionin e saj

Aktualitet

Alida Hisku komenton gjëndjen e Parashqevi Simakut: Po përhapim video

Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA.

Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim.

Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.



"E ndjej thellë në shpirt gjendjen e koleges sime, duke vërtetuar se emigracioni sjell edhe viktima kudo.

Mendoj dhe propozoj që Parashqevi t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA", shkruan Hisku

Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.

"Dëshiroj të mos komentohet keq dhe të mos përhapen më video të tilla në rrjetet sociale, sepse dëmtojmë njëri-tjetrin me negativitetet tona", shkruan ajo

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion