Nuk iu bind urdhërit të policisë, arrestohet 29 vjeçari në Gjirokastër
Lajmifundit
/
14 Shtator 2025, 14:09
Aktualitet

Policia Rrugore e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të policisë dhe 2 armë të ftohta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.