Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca

Aktualitet

Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e

Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD.

Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion