Nuk i takon prej 20 vitesh, fëmijët dhe ish-gruaja i marrrin shtëpinë durrsakut
Lajmifundit
/
6 Nëntor 2024, 00:04
Aktualitet

Fadil Brahimaj, një qytetar nga Durrësi, tregon për emisionin “Stop” se është divorcuar në vitin 2008.
Nga martesa e parë ka tre fëmijë të cilët nuk i takon prej gati 20 vjetësh. Fadili ka nisur një jetë të re, por problematika që shoqëroi divorcin nuk po e lë të jetojë në paqe.
Kur gjykata zgjidhi martesën vendosi që katin e parë të ndërtesës dykatëshe ta përdorë Fadili, të dytin gruaja dhe fëmijët derisa të zgjidhej çështja e pronësisë. Fadili ka aplikuar për legalizim në vitin 2006.


