“Nuk e ka targetin Shqipëria, të bëjë koncert 4.2 milionë euro”/ Qytetari: Çmimet janë shtrenjtuar, kjo është vrasje

Sot protestat qyteare kundër qeverisë kanë hyrë në ditët e 41-të, duke shënuar kështu protestat më të gjata të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë.
Një qytetar deklaroi se ai po proteston për papunësinë në rritje, çmimet e larta dhe mungesën e shërbimeve në administratën publike.
“Arsyet janë të shumta, shpopullimi, papunësia. Nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëtat në Europë.
Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe do të vijojmë.
Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë, çmimet janë shtrenjtuar, pensionet janë rritur 500 lekë. Kjo është vrasje për qytetarët”, tha ai.


