"Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona", Rama publikon videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon

Aktualitet

"Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona", Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videokartolinë lamtumire për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Nanos, në politikë por dhe në jetën private.

Krah videos, Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”. Kryeministri shkruan gjithashtu se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes socialiste. 

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore.

ME TE LEXUARAT