“Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc, detaje nga megaoperacioni i SPAK

Aktualitet

“Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në

Burime jo zyrtare thanë, se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.

GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.
Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.

Gjatë operacionit të SPAK, ranë në pranga dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.

I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.

Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion