Detaje/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu gjykoi grupet kriminale, por u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”

Aktualitet

Detaje/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu gjykoi grupet kriminale, por u arrestua

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ra në prangat e policisë këtë të hënë, pas një megaoperacioni të SPAK. Ajo ndodhej nën masën arrest shtëpie për një tjetër dosje, atë të “Plumbit të Artë 2”, vijim i operacionit “Plumbi i Artë”, pasi GJKKO lëshoi 30 masa sigurie në korrik të këtij viti.

Fetahu gjykoi anëtarët e grupeve kriminale në Elbasan gjatë kohës që ishte në detyrë. Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion