Noshja, nëna që jeton vetëm: Burri i parë më braktisi me foshnjën 20 ditëshe

Aktualitet

Noshja, nëna që jeton vetëm: Burri i parë më braktisi

Noshja, gjyshja e vetmuar e fshatit Kotë ishte këtë të shtunë personazhi i “Real People” në Euronews Albania për të treguar për jetën e saj të cilën me batutë ajo e quan “telenovelë 3-vjeçare”.

Noshja është nënë e 11 fëmijëve, por në shtëpinë e saj ajo mund tu flasë vetëm fotografive pasi të gjithë fëmijët janë larguar. Ajo tha se jeta e saj ka qenë e vështirë, pasi 7 vite pas martesës kur ishte me dy fëmijë, burri i parë e la pasi vëllai i saj u arratis dhe tradhtoi vendin.

“U fejova, u martova 17-vjeçe. Vëllai im mbaroi ushtrinë, iku dhe tradhtoi vendin. Më ndau burri mua, se kishte vëllain kolonel. kunati i tha do mbash gruan apo vëllezërit, “do mbajë vëllezërit tha ai”. Ika unë më ndau. Kam ndejtur 7 vjet me të. Kisha dy fëmijë një vetëm 20 ditëshe e kisha. I mora dhe ata me vete te nëna”.

Ajo tha se pas asaj martese u martua sërish më vonë në fshatin Kotë, me një burrë te ve i cili kishte 4 fëmijë.

“U ndava pastaj më doli fati këtu. Këtij ia kishte vrarë gruan e parë vetëtima. Kishte katër fëmijë, dy i kisha unë edhe 5 i linda këtu, 11 fëmijë”,-tha Noshja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion