Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (13 -14 Qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Europa Lindore, gadishulli Skandinav dhe pjesë të Evropës Qendrore do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu, ndërsa pjesa më e madhe e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore do të dominohen nga kthjellimet.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të luhaten nga 7°C deri në 32°C.
Era do të fryjë deri në 45 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 - 4 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Ecropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Ecropës do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa vendet nordike, Evropa Lindore dhe veriu i Ballkanit do të kenë reshje të herëpashershme shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës me kthjellime dominuese dhe pak vranësira kalimtare.
Temperaturat do të variojnë nga 8°C deri në 34°C. Era do të fryjë deri në 30 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.


