Njëri në Emiratet e Bashkuara tjetri në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarët, pritet ekstradimi
Dy shqiptarë, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet të ekstradohen në Shqipëri.
Hajdar Bako, i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përdorte edhe dy emra të tjerë, Hajdar Copja dhe Hajdar Hysa.
Ai është i dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.
Ndërsa 39-vjeçari i cili u arrestua në Belgjikë, është dënuar me burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella kanabis.
"Policia e Shtetit/Finalizohen 2 operacione për kapjen e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Surnames”/I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, lokalizohet dhe arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari.
Operacioni “Area”/I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në Fier, në vitin 2021, lokalizohet dhe arrestohet në Belgjikë, 39-vjeçari.
\Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:
-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.
-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri."