Njëri në burg për kanosje me armë e tjetri me precedent penal! Kush janë bossët shqiptarë të kokainës që ranë në pranga

Aktualitet

Tre shqiptarë janë arrestuar pas çmontimit të organizatës kriminale, që trafikonte drogë nga Vlora në Europë, me bazë në Romë.

Të arrestuarit; Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj alias Dhrami, Xhino Hamitaj dhe Eurel Liçaj, ndodhet në burgun e Rrogozhines i arrestuar më parë, nuk janë emëra të panjohur për policinë.


Eurel Liçaj  është arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Vlorë, pasi në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje. Për këtë ngjarje vijon të jetë në burgun e Rrogozhinës.

“Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Eurel Liçaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje”, thuhej në njoftimin e policisë.


Edhe Klarens Dalipaj rezulton me precedent penal të mëparshëm. Ai është vënë në prangat e policisë në vitin 2015 pasi pas një kontrolli, iu gjetën në çantë dhe në veshje 18 doza marijuanë, 2 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme parash kesh. Lënda narkotike e sekuestruar peshonte 15.8gr.

ME TE LEXUARAT