EMRI/ Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron jetë 45-vjeçari
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2025, 11:19
Aktualitet

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
45-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve.ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.
Ende nuk dihen rrethant e plota të ngjarjes.


