Një tjetër vatër zjarri në vend! Flakët përfshijnë një zonë pranë varrezave në Dhërmi, rrezikohen banesat pranë

Disa vatra zjarri janë aktivizuar në vend. Së fundmi në fshatin turistik të Dhërmiut, raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pranë varrezave.
Flakët po pëhapen me shpejtësi, ndërsa afër vatrës së zjarrit ka edhe shtëpi të banuara. Për zjarrin janë vënë në dijeni edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje.
Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës.
Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit.


