Zjarr pranë magazinave me lëndë shpërthyese në Poliçan! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit. Sipas inforomacioneve paraprake, zjarri ka avancuar së tepërmi pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.
Në vendngjarje ndodhen zjarrëfikset ushtria si dhe për ndihmë një helikopter i Bazës Kuçovë. Më problematike situata është pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse.
Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Sipas tij, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është vetëm 200 metra larg.
I zgjedhuri vendor ka qenë vetë në krye të aksionit të zjarrfikësve duke i orientuar në ndërhyrje përgjatë vatrës dhe hedhjen e ujit, si dhe këshilluar të tregoheshin të kujdeshëm nga flakët.
"Ruani veten!", dëgjohet të thotë ai.
Teksa kryen edhe telefonata të pandërprera me autoritetet qendrore, duke kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje nga ajri.


