Një politikan në pranga? Paralajmëron Karamuço: Ja kush pritet të arrestohet këtë javë

Aktualitet

Një politikan në pranga? Paralajmëron Karamuço: Ja kush

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar ditën e sotme se gjatë kësaj javë mund të kemi një arrestim të rëndësishëm.

Në një intervistë televizive, Karamuço deklaroi se ditën e martë pritet të ndodhë arrestim i një personaliteti të njohur për shqiptarët, ndërsa shtoi se tashmë “topi” është në dorën e gjyqtarit, pasi i është çuar kërkesa nga SPAK.

“Arrestime të mëdha gjithmonë ndodhin në fundjavë. Do të shohim shumë politikanë që do hyjnë e dalin në politikë, por edhe arrestime do të ketë. Pritet për një arrestim të martën. E marta është limiti 5 ditor. Të gjithë kanë lënë pushimet dhe janë në pritje.

 Gjithsesi është në dorë të gjyqtarit. O ka arrestim të martën, o nuk ka. Unë kam besim te SPAK. Arian Curri thotë ‘duhet të jetë fundjavë, nuk duhet të ketë lajm tjetër, e trata është që i madhi të jetë jashtë’, këto duhet të ndodhin në mënyrë që ngjarja të marrë vëmendja.”-, u shpreh Karamuço.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion