Një pjesë dhuratë nga BE, mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të vaksinës Pfizer
Lajmifundit
/
4 Maj 2021, 21:48
Aktualitet

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Rinas.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila sqaron se 7020 doza janë pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe një sasi tjetër, 4680 doza, nga Bashkimi Europian.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian”-shkruan Manastirliu në Facebook.


