Mbi makinën e tij zbrazen 30 plumba, shoferi hero ruan qetësinë dhe… paratë

Soft

Mbi makinën e tij zbrazen 30 plumba, shoferi hero ruan qetësinë

Momenti dramatik kur një grup grabitësish përpiqen të ndalojnë një makinë parash dhe të marrin shumën e majme që ndodhet brenda saj është kapur nga kamera e sigurisë.

Në pamje duket shoferi, Leo Prinsloo, që përpiqet të largohet nga grabitësit. Në një moment 48-vjeçari nxjerr edhe një automatik dhe ia kalon kolegut që kishte në krah.

Shoferi, i cili më parë kishte punuar edhe si efektiv policie, tregoi një gjakftohtësi të admirueshme, duke ngarë makinën mes plumbave.

Edhe pse mjeti, tip Toyota Land Cruiser, ishte i blinduar, shenjat e plumbave dukeshin qartë në xhama.

Ngjarja ndodhi në Pretoria, dhe sipas raportimeve ishin dy makina që u vunë në ndjekje të mjetit të transportit të parave, citon a2 cnn. Një zëdhënës i policisë tha se Prinsloo arriti t’i shmangte grabitësit, por kur hapi krahun dhe doli i armatosur për t’i pritur, ata vendosën të largoheshin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion