U bë "xurxull" me alkool, 44-vjeçari vetëplagoset me thikë në Korçë

Aktualitet

U bë "xurxull" me alkool, 44-vjeçari vetëplagoset me

Një 44-vjeçar me iniciale R.Xh, është vetëplagosur pasditen e sotme në lagjen nr. 16 në Korçë.

Burime bëjnë me dije për se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar veten me thikë në pjesën e barkut.

Më pas, ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe nuk ka probleme për jetën.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi R. Xh., rreth 44 vjeç, banues në Korçë, i cili në gjendje të dehur, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetëplagosur, me mjet të mprehtë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion