Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet mbrojtja ajrore me raketa

Aktualitet

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet

Në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri po zhvillohet “Defender Europë 21”. Ambasadorja amerikane ka vizituar disa prej tyre në ditët e fundit duke ndjekur nga afër stërvitjen. Baza Ajrore në Kuçovë ishte mes atyre që diplomatja amerikane vizitoi ditën e djeshme, ndërsa sot ka postuar fotot në faqen zyrtare në Facebook.

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet

Ambasada amerikane shkruan se Kim ndoqi ushtrimin e sistemit për mbrojtjen ajrore me raketa nga Artileria e Mbrojtjes Ajrore dhe funksionimin e zonës së mbështetjes logjistike si pjesë e DefenderEurope21.

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi dje Bazën Ajrore në Kuçove, ku u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Begaj dhe Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams (Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës), të cilët mbajtën seanca informuese dhe ushtrime demostruese.

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet


Më pas, Ambasadorja Kim ndoqi ushtrimin e sistemit për mbrojtjen ajrore me raketa nga Artileria e Mbrojtjes Ajrore dhe funksionimin e zonës së mbështetjes logjistike si pjesë e #DefenderEurope21.

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet

Ambasadorja u takua me ushtarë amerikanë dhe shqiptarë, si dhe civilë shqiptarë të punësuar për të mbështetur aktivitetet stërvitore dhe i la mbresa se sa mirë ata po punojnë së bashku për të forcuar aftësitë dhe ndërveprimin midis tyre.

Ambasadorja amerikane nxjerr fotot nga baza e Kuçovës: Si bëhet

DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t’u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Kjo aftësi është thelbësore për të shfaqur forcën në çdo moment dhe për të mbështetur aleancën” mbyllet postimi.

ME TE LEXUARAT