Një muaj revoltë për largimin e kreut të qeverisë, nis marshimi i qytetarëve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Aktualitet

Një muaj revoltë për largimin e kreut të qeverisë, nis

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në një marshim në kryeqytet.

Qytetarët, të shoqëruar nga aktivistë dhe përfaqësues të protestës, kanë nisur ecjen në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrjet dhe mesazhet e tyre politike.

Protesta e sotme u zhvillua me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, mes tyre eurodeputetët Tineke Strik, Nicolae Ștefănuță, Cristina Guarda, Jutta Paulus, Vula Tsetsi dhe Anna Strolenberg, të cilët mbajtën fjalime para protestuesve.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

“Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet me të cilat qytetarët nisën marshimin.

Marshimi i mbrëmjes së sotme shënon një tjetër etapë të ciklit 30-ditor të protestave të zhvilluara në Tiranë.

ME TE LEXUARAT