IKMT vendos gjobë dhe ndalon aktivitetin për ndërhyrje të jashtëligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës

Pas denoncimeve për zhvillim aktiviteti të paligjshëm në shtratin e Lumit të Valbonës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu verifikime në terren.
Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti Sh.Mulosmani po nxirrte materiale inerte nga shtrati i lumit, në kundërshtim me kërkesat e parashikuara në ligj.
Për shkeljet e evidentuara, IKMT ndërmori masë administrative duke e gjobitur subjektin me 2,000,000 lekë, si edhe duke pezulluar aktivitetin deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Po ashtu, subjektit iu ngarkua detyrimi për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre.


