Një kapsolle plasi në orët e para të mëngjesit, alarmohen banorët e një lagjeje në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një kapsolle ka plasur në një lagje të Tiranës, duke alarmuar disa banorë. Një qytetar ka njoftuar policinë, pasi u ankua se ka dëgjuar një shpërthim. Pas kontrollit në zonë, policia spikati se një kapsolle me lëndë piroteknike është plasur.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.
Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.


