Kishte shkuar të peshkonte në liqenin e Prespës, gjendet i vdekur 45-vjeçari në Korçë

Aktualitet

Kishte shkuar të peshkonte në liqenin e Prespës, gjendet i vdekur

Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë së Korçës, viktima, 45-vjeç ka qenë duke peshkuar në liqenin e Prespes dhe si pasojë e dallgëve, varka është përmbysur duke gjetur vdekjen.

“Korçë/Informacion paraprak. Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion