Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja ku mund të tërhiqet dhe sa përfitojnë

Aktualitet

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët,

Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Bonus i cili mund të tërhiqet në në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë . Afati për tërheqjen është deri më 30 qershor 2025.

Ka qenë ministri Blendi Gonxhe ai që ka bërë të ditur lajmin për nisjen e shpërndarjes.
Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët:

13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare;

5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë;

“Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.

ME TE LEXUARAT